Home ShowBiz E bija feston ditëlindjen, Sonila Meço e surprizon me fjalë zemre
E bija feston ditëlindjen, Sonila Meço e surprizon me fjalë zemre
0

E bija feston ditëlindjen, Sonila Meço e surprizon me fjalë zemre

0
0

Në familjen e Sonila Meços ka vend për festë e bija i gëzohet përvjetorit të 13 të lindjes. Në një ditë kaq speciale nuk ka munguar një urim i këndshëm nga mami Sonila.

Krahas një postimi në rrjete sociale ajo shkruan:

‘Sa një dyzinë degëza rrudhash nën ballë e nën qerpik? Sa një kuti barnash në çantë? Sa një dhimbje e re kronike? Sa humbja e një prindi? Sa një llogari bankare? Sa një shtëpi e re? Sa zhgënjime miqsh? Sa kilogramët e shtuar në ije? Sa vendet e vizituara? Sa thinjat për t’u mbuluar çdo tri javë? Sa pushteti i një njeriu? Sa shembja e një idhulli? Sa kompromiset për një vend pune?

Sa duartrokitjet pas emrit ténd? Sa ndërrimi i bindjeve? Sa dashuri të harruara? Sa shkrirja e akullnajave?
Çdo 4 nëntor më shkund fort për të më kujtuar mënyrën më të saktë e korrekte për të matur vlerën e kohës: Amaris
Jetës shtrydhja gjithë nektarin, e vogla e madhja jonë, as më shpejt e as më vonë, gjithçka në kohën e vet! Në kohën tënde, të zgjedhjeve të tua. Sa sot Amaris’

Linku:

https://www.instagram.com/p/C7FRTbNtCN-/

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/C7FRTbNtCN-/