Liesa Haxhiasllani pak kohë më parë solli në jetë të voglën e saj Sia. Moderatorja zbuloi se njohja me partnerin Brankon ka ndodhur brenda mureve të Top Channel ku punonin së bashku.
Liesa ka treguar se ajo ka dashur më shumë një fëmijë sepse prej 8 vitesh në një raport dashurie dhe kishte ardhur koha për një eksperiencë ndryshe.
Ajo tregoi se ka një vjehrrë sportive që e ndihmon herë pas here. Liesa shtatzëninë e ka kaluar vetëm me partnerin e saj, Branko, me të cilin është njohur në ambientet e ‘Top Channel’.
“Na shkonte muhabeti mes pushimeve të regjistrimeve”, u shpreh ajo duke treguar se njohja ka nisur në vitin 2016.
Lidhur me eksperiencën e mëmësisë, Liesa shtoi se impenjimet ndryshojnë dhe se tani çdo gjë përgatitet duke llogaritur kujdesin për Sian.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=oyKS
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/liesa_haxhiasllani/