Valbona dhe Jozi janë komentuar shumë në rrjet për raportin që ka mes tyre që nuk duket aspak miqësor edhe pse ata e kanë shpjeguar se janë thjesht të njohur. Por veprimi i fundit i Valbonës ndaj Jozit ka ngrejtur shumë pikpyetje për raportin mes tyre dhe jo vetëm në publik por edhe Loredana ka pikëpyetjet e saj për këtë raport.
Gjithcka nisi nga “Prime” i kaluar ku Jozi u eleminua nga Bigu nga votat e publikut por ishte Valbona ajo që e shpetoi duke thyer një nga kutitë e emergjencës ku brënda saj kishte një biletë vajte ardhje. Pas këtij veprimi të Valbones, Loredana ka pyetur ditën e sotme Jozin për raportin mes tyre.
Biseda mes Loredanës dhe Jozit:
Loredana: Cfarë ka midis teje dhe Valbonës jashtë?
Jozi: Asgjë
Loredana: Ok. Si njiheshit ju?
Jozi: Shumë, shumë pak, vetëm si emra. Valbona është gazetare dhe kam patur një intervistë vetëm një herë me të në radio.
Loredana: Vetëm kaq?
Jozi: Po
Loredana: Ajo thotë që ti je shokë i vellezërve të saj. Ju po gënjeni. Ju po gënjeni.
Jozi: Aspak
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DEXdBnWsHTv/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGIn2oiBZku/