Home Lifestyle Parashikimi i motit, 4 janar
Parashikimi i motit, 4 janar
0

Parashikimi i motit, 4 janar

0
0

Dita e shtunë në territorin Shqiptar nis në mbizotërimin e vransirave të dendura dhe reshje shiu në ultesirën perendimore ku herë pas here kemi zhvillime të përkohëshme duke bërë që të kemi prezente edhe rebeshet e shiut, por më të dukshme janë në zonat veriperëndimore dhe pjesërishte në zonat qëndrore.

Ndërsa në zonat jugore rreshjet do të jenë në sasira më të pakta. Përsa i përket zonave malore do të kemi prezente rreshjet e dëborës kryesisht më të dukshme do të jenë në verilindje dhe shumë më pak do të jenë prezente në zonat juglindore.

Përsa i përket pjesës së dytë të ditës kemi përmirsim gradual të kushteve të motit si fillim në zonat veriore, veriperëndimore dhe më pas gradualisht gjatë orëve të pas dites dhe mbrëmjes pritet që një pjesë e mirë e territorit Shqipetar të jetë në dominimin e kthjellimeve të pakta dhe vransirave të shpeshta.

Përsa i perket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit kemi patur rënie të tyre duke bërë që minimumet në qytetet e zonave malore të jenë regjistruar në minus 4 grade celcus në Pukë në Ersekë apo dhe në Peshkopi.

Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit janë luhatur jo më shumë se vlera 7 grade celcius në vijën bregdetare edhe gjatë mesdites kemi rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të jenë në vleren 13 grade celcus në vijën bregdetare.

Në qytetet e zonës së ulët luhaten nga 10 deri në 12 grade celcus ndërsa në zonat malore maksimumet do të jenë jo më shumë se vlera 8 grade celcus.

Parametri i erës pjesën e parë të ditës do të jetë disi i fortë pasi pritet të jetë me një shpejtësi 45 deri në 50 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi veriperëndimore.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/beautiful-shot-road-near-grass-mountains-with-clear-sky_7848283.htm#fromView=search&page=4&position=14&uuid=dd69fb71-c499-4e7b-8c38-f8b74ebbddae&new_detail=true