Familjarët e Gjestit kanë regauar për herë të parë ditën e sotme për bullizimet që janë bërë kundrejt tij. Më anë të rrjeteve të tij sociale familjarë e Gjestit kanë folur për lojën e pastër që po bën Gjesti dhe se si ai nuk ka cënuar asnjërin nga familja sic e kanë bërë banorët e tjerë kundrejt tij.
Ju kujtomë se në Prime e mbrëmshëm Vëllai i Madh dënoi G Banin, Jozin dhe Amberin duke i dërguar në televotim për sjelljet bullizuese ndaj Gjestit edhe pse televotimi u anullua me daljen e Amberit.
“Të gjithë e dimë dhe e kemi pa lojën mes banorëve dhe Gjestit brenda shtëpisë, e ku edhe një herë tjetër po dëshmohet loja e drejtë dhe e pastër e Gjestit, ku përkundrazi provokimeve për familjen e tij dhe ngacmimet direkte ndaj tij, duke u munduar t’a qesin nga vetja Gjestin, atë nuk kanë arritur ta bëjnë dhe nuk kanë për t’a arritur asnjëherë… Ai po vazhdon ta dëshmojë veten se lojën e ka drejtpëdrejtë me lojtarë e jo me rrethin apo personat familjarë apo të afërt për ta…
Prandaj e shohim dhe jemi shumë të lumtur duke e pa që çdo ditë e më shumë po vlerësohet dhe po përkrahet loja e tij e pastër! Faleminderit të gjithë juve“
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DE0vLaZNr-n/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DDqLzB5IS63/