Vëllai i Unikkatilit gjendet i pa jetë në banesën e tij – ArkivaNews
Home Aktualitet Vëllai i Unikkatilit gjendet i pa jetë në banesën e tij
Vëllai i Unikkatilit gjendet i pa jetë në banesën e tij
0

Vëllai i Unikkatilit gjendet i pa jetë në banesën e tij

0
0

Vëllai i Unikkatilit është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, pasditen e kësaj të diele në lagjen Dragodan të Prishtinës në Kosovë.

Mediat kosovare raportojnë se viktima është 42-vjeçari Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur shqiptar, Viktor Palokaj i njohur me emrin e artit si Unikkatil.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Prishtinës, teksa ende nuk dihen rrethanat.

Sipas Policisë, gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë zjarri dhe substancë e dyshuar narkotike. Kjo ka çuar në nisjen e hetimeve për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes.” – njofton Policia.

Linku: https://www.facebook.com/sadik.gjokaj.1401

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/unikatilli/