“Këmba ime nisi të shpërbëhej”, Miley Cyrus rrëfen problemin e vështirë shëndetësor – ArkivaNews
Home ShowBiz “Këmba ime nisi të shpërbëhej”, Miley Cyrus rrëfen problemin e vështirë shëndetësor
“Këmba ime nisi të shpërbëhej”, Miley Cyrus rrëfen problemin e vështirë shëndetësor
0

“Këmba ime nisi të shpërbëhej”, Miley Cyrus rrëfen problemin e vështirë shëndetësor

0
0

Miley Cyrus ka zbuluar se ka përjetuar një krizë shëndetësore serioze vitin e kaluar, pasi pësoi një infeksion të rëndë gjatë xhirimeve të albumit të saj vizual “Something Beautiful” në Hollywood Walk of Fame.

Gjatë një interviste në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, këngëtarja rrëfeu se përfundoi në repartin e kujdesit intensiv (ICU) në nëntor 2024, pasi këmba e saj filloi “të shpërbëhej rreth gjurit”.

“Mjeku më pyeti nëse dija përse mund të kisha një infeksion kaq të rëndë në gju… dhe unë thjesht duhej t’i tregoja,” tha Miley, duke iu referuar xhirimeve të klipit, që ishin realizuar gjatë natës për të shmangur koston e lartë të qirasë.

Cyrus rrëfeu me humor se kirurgët ishin të tronditur, megjithëse janë mësuar me skena të rënda mjekësore.

Në një tjetër rrëfim shëndetësor të bërë në emisionin “Zane Lowe Show”, Cyrus zbuloi se kishte përjetuar edhe një çarje të një ciste në vezore gjatë spektaklit të Vitit të Ri që bashkë-prezantoi me Dolly Parton, duke e përshkruar ngjarjen si “traumatike dhe jashtëzakonisht e dhimbshme”.

Linku: https://pagesix.com/2025/05/23/celebrity-news/miley-cyrus-leg-began-to-disintegrate-from-brutal-infection/

Burtimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/DJ-rEKjRvmP/?img_index=1