Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka kujtuar ditën e sotme babain e ndjerë në këtë periudh festash ku humbja e një personi kaq të dashur veçanërisht ndihet gjatë kësaj periudhe. Me anë të një postimi në story në Instagram Ronela shprehet me mallë dhe kujtime për këtë periudh festash që baba ii saj nuk është. Madje ajo ka zbuluar dhe një dëshirë të madhe që ka që të krijojë dhe vetë një familje aq të bukur sa familja e saj.
Ronela Hajati: “Më mungon babi im, këtë Krishtlindje, çdo vit, çdo ditë. Më mungon sa mbrojtës ishte, sa shumë na donte mua dhe mamin tim. Do të doja që një ditë të kisha një familje me lidhjen që kishin ata. Më mungon të më thërrasin princeshë, më mungon të ndiej përqafimet e tij, më mungon vetëbesimi që më dha. Të dua bushi, dua shumë.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/ronelahajatiofficial/3787798072932222085/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DRSdSfFCKhw/?img_index=1