Një debat i ashpër ka shpërthyer natën e mbrëmshme mes Edit dhe Fjollës. Gjatë festimeve të ditëlindjes së Dolces Edi dhe Fjolla e kanë degraduar situatën duke kaluar në ofendime nga ana e Fjollës.
Një video teksa Fjolla ofendon Edin ka shpërthyer në rrjetet sociale gjë që ka sjellur reagimin e familjarëve të Edit. Në faqen zyrtare të banorit familjarët e tij i kanë kërkuar produksionit që të marrë masa për këtë sjellje kaq të pahijshme ndaj tij.
Familjarët e Edit: “REAGIM PUBLIK. Nga familja KUÇI. Familja e Edi Kuçit reagon lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë festës së organizuar brenda shtëpisë së Big Brother, me rastin ditëlindjes së njërës nga banoret.
Gjatë kësaj feste, banorja Fjolla Mprina ka përdorur gjuhë fyese dhe thellësisht denigruese, duke iu drejtuar Edi Kuçit me shprehje të papranueshme.
Këto deklarata përbëjnë ofendim të rëndë personal dhe shkelje të drejtpërdrejtë të dinjitetit njerëzor, pa asnjë provokim apo arsye të arsyeshme.
Edi Kuçi ka zgjedhur të reagojë me kujdes dhe të ruajë përmbajtjen, në respekt të natyrës së festës dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Kjo përmbajtje nuk duhet të interpretohet si pranueshmëri ndaj fyerjeve, por si akt dinjiteti dhe vetëkontrolli.
Familja e Edi Kuçit konsideron se me këtë sjellje janë shkelur qartë rregullat e sjelljes së formatit Big Brother, si dhe standardet bazë të etikës. televizive, të cilat ndalojnë gjuhën fyese, denigruese dhe sulmet personale.
Në këtë drejtim, kërkojmë që produksioni të trajtojë këtë rast me seriozitet dhe të marrë masa të përshtatshme, në përputhje me rregulloren e formatit, për të garantuar respektin, barazinë dhe dinjitetin e të gjithë banorëve.
Ky reagim nuk ka për qëllim konfliktin, por vendosjen e një standardi të qartë sjelljeje në një format publik me ndikim të gjerë shoqëror.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DSP1XWMjGH2/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DRVdUPfDGZE/