0
0
Një postim prekës ka ndarë sot gazetarja Mira Kazhani me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një foto të babit të saj, duke shoqëruar imazhin me fjalë që përcjellin dhimbjen e humbjes së madhe.
“Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përgjithmonë”, shkruan Mira, duke shtuar thjeshtë, por me shumë ndjenjë: “Babai im”.
Postimi ka prekur mijëra ndjekës, të cilët kanë vërshuar me momente ngushëllimi, duke i qëndruar pranë Mirës në këtë moment të vështirë. Një humbje që flet pa shumë fjalë, por me shumë dhimbje.

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DTCkxwUiJF-/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DO5ytm2CNXV/