Armela ish banorja e Big Brother Vip Albania 5, ka reaguar ashpër përmes një postimi në story në Instagram, duke iu drejtuar ndjekësve që sipas saj i dërgojnë mesazhe fyese dhe pa etikë.
Me tone të drejtpërdrejta ajo shpreh zhgënjimin për nivelin e komunikimit, duke theksuar se ofendimi nuk është mendim dhe se diferenca mes tyre është e madhe. Ish banorja, u bën thirrje ndjekësve të reflektojnë, të investojnë kohën në gjëra positive dhe kauza me vlerë, në vend që të shpenzojnë energji duke sulmuar.
Armela: “Po ju vajzat ne dm tim, a nuk ju vjen pak turp per edukaten qe keni?
Te pakten kur te mundoheni, me mire te ofendoni sesa te shani se ka diference te madhe.
Perdorni ca terma qe edhe cunat nuk para i degjoj te shprehen ashtu.
Fjalor rruge. Turp t’ju vije!
Nuk pres me shume nga ky nivel fansash gjithsesi!
Sa harxhoni kohe me mua, beni ndonje te mire ne jete, sic bej edhe une.
Flisni pak per kauzat ne vendin tuaj ne rradhe te pare e pastaj nese doni per ato neper bote, ndihmoni te vjetrit dhe kafshet. Do ju beje njerez me te mire dhe do ju mbushe shpirtin aq plot, sa nuk do keni nerva te harxhoni kohe te me shani mua.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/armela_official/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DTTGeUTiFVM/?img_index=1