Gruaja e Erik Loshit, Romina ka folur për herë të parë për rrugtimin e Erikut në Big Brother Vip Albania 5. E ftuar në emisionin “Fan Club”, Romina ka treguar se nuk ka qenë aspak dakort për hyrjen e Erikut në Big Brother Vip, madje edhe e ka “kërcënuar” se nëse ai futej ajo do largohej nga shtëpia edhe pse kjo gjë nuk ka ndodhur, madje ajo tani është mbështetja e tij më e madhe.
Kur u pyet për videot që jan bërë virale të Erikut që hap shumë sytë gjatë një debati, Romina ka treguar se Eriku këtë si problem e ka gjenetik që muskujt e tij kontraktohen madje dhe babai dhe halla e Erikut kanë të njëjtin problem.
Gruaja e Erik Lloshit: “Eriku ka një llojë sëmundje edhe nuk mund ta quaj sëmundje sepse ai ka një llojë ngërçi në muskuj është njëri që kontraktohet shumë. Edhe këtë e ka të trashëguar gjenetikisht, pra në fisin e tij është xhaxhai, halla edhe babi i Erikut. Atij i ndodh zakonisht që i kontraktohet edhe pjesa e nofullës edhe pjesa e këmbëve dhe atij i ndodhë shpesh që të kontraktohet.”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=RhEXOu57H3c
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DQ4_VgkDE9K/