Home ShowBiz Pas kërcënime të Dolces – Reagojnë familjarët e Albës
Pas kërcënime të Dolces – Reagojnë familjarët e Albës
0

Pas kërcënime të Dolces – Reagojnë familjarët e Albës

0
0

Debati i fortë mes Dolces dhe Albës ka bërë bujë në rrjetet sociale por më shumë për faktin e kërcënimeve që Dolce ka përdorur kundrejt Albës.

“Mos më prek me dorë se të përplasë në murë” i tha Dolce Albës teksa po kërcente me Limin.

Për këtë fjalë kaq të ashpër kanë reaguar familjarët e Albës duke e qujtur kërcënim kundrejt saj dhe se produksioni duhet urgjentisht të marrë masa.

 

Familjarët e Albës: “Është e patolerueshme që ne, si familjarë të Albës, në çdo moment të shohim gjëra të tilla kërcënuese. Nuk e kuptoj deri në çfarë niveli mund të degradojë loja dhe pse nuk kontrollohet fjalori, se çfarë thuhet me gojën e vet. Është e tepërt dhe shqetësuese për të gjithë ata njerëz që e duan Albën, kur shohin se ndaj këtyre kërcënimeve nuk ka asnjë reagim, as nga produksioni, as nga moderatorët, e as nga opinionistët në çdo prime. Të gjithë ngrihen nga divani për t’i rënë në qafë Albës dhe për t’i shkaktuar dhunë psikike një vajze që ka hyrë në një format ku pretendohet se ka drejtësi. Ata duhet ta tregojnë atë drejtësi, sepse Alba nuk ka hyrë në atë format për të lejuar padrejtësi apo gjëra të tilla. Shpresojmë që sa më shpejt produksioni të marrë një vendim lidhur me kërcënimet që po bëhen.”

alba (16)

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/albapollozhani/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=816495497815895&set=pb.100083663551893.-2207520000&type=3