Benita ka bërë një deklaratë që ka tronditur fansat e formatit Big Brother Kosova.
Gjatë një debate me Hygertën ajo ka deklaruar që ka shumë gjëra për të thënë në raport me Klodin, por nuk do ti thotë për arsyen e vetme që mos ta nxjerrë keq atë para publikut.
Edhe pse Hygerta insistonte që çdo gjë është parë në kamera dhe është transmetuar në “Prime”, Benita e kundështonte duke thënë që jo çdo gjë është transmetuar.
Akoma nuk kemi një reagim nga produksioni për të qartësuar këtë deklaratë të Benitës.
Benita: “Unë mund ti them gjërat që ai të dal keq por nuk e nxjerr. O Hygi të lutem nuk din asgjë se çfarë ka ndodhur, jo nuk e di.”
Hygerta: “Po çdo gjë është thënë në kamera o Benita, gjërat janë thënë në kamera. E di për çfarë e ke fjalën dhe momentin e di.”
Burimi i artikullit: https://www.tiktok.com/@spiroflowcl/video/7600152158117399830?q=big%20brother%20vip%204%20kosova&t=1769594348782
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DRSUD1zDVy1/?hl=en&img_index=1