Margot Robbie dhe Jacob Elordi shkëlqejnë në premierën e filmit Wuthering Heights në Sydney
Ylli australian Margot Robbie është shfaqur magjëpese me një paraqitje të pahurrushme në tapetin e kuq të premierës së filmit Wuthering Heights në Sydney, ndërsa ishte shoqëruar nga bashkëaktor i saj Jacob Elordi. Robbie tërhoqi vëmendjen me një fustan elegant e të rafinuar që i përkiste atmosferës romantike të filmit, i cili është një adaptim i ri i romanit klasik të Emily Brontë, ku ajo dhe Elordi interpretojnë rolet kryesore të Cathy dhe Heathcliff.
Aktorja ka shkelqyer në disa premiera, edhe më parë. Robbie u bë e njohur në filmin “Barbie” ku ka marrë edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.
Ngjarja, e mbajtur në State Theatre të Sydney-t, u ndoq nga shumë tifozë dhe figura të njohura të artit, dhe shërbeu si një moment i rëndësishëm promovues për filmin që pritet të dalë në kinema më 13 shkurt 2026, në prag të Ditës së Shën Valentinit.
Pamjet që paparacët kanë kapur Robbie-n dhe Elordi-n duke pozuar për fansat dhe mediat, ndërsa diskutimet rreth film-it dhe interpretimit të çiftit në ekran janë tashmë temat kryesore të kritikëve dhe fansave në rrjetet sociale.