Home ShowBiz Nicole Kidman feston e vetme “Galentine’s Day”, fokus te vetja pas ndarjes nga Keith Urban
Nicole Kidman feston e vetme “Galentine’s Day”, fokus te vetja pas ndarjes nga Keith Urban
0

Nicole Kidman feston e vetme “Galentine’s Day”, fokus te vetja pas ndarjes nga Keith Urban

0
0

Aktorja e njohur hollivudiane Nicole Kidman është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë ndërkombëtare, pas një postimi që ka bërë në rrjetet sociale me rastin e “Galentine’s Day”. Ylli i kinemasë u shfaq e vetme, e qetë dhe e buzëqeshur, duke dhënë një mesazh pozitiv për ndjekësit e saj, vetëm pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti Keith Urban, me të cilin kishte ndarë mbi një dekadë martesë.

Burime pranë aktores bëjnë me dije se Kidman po kalon një periudhë reflektimi, duke u fokusuar më shumë tek vetja, familja dhe projektet e saj artistike. Ajo po i shmanget zhurmës së mediave dhe po përpiqet të ruajë një balancë emocionale, pas një kapitulli të rëndësishëm të jetës së saj që ka marrë fund.

Postimi i saj u interpretua nga fansat si një mesazh force dhe pavarësie, ndërsa shumë prej tyre e mbështetën publikisht, duke e komplimentuar për qetësinë dhe elegancën me të cilën po e përballon këtë fazë të re.

Burimi: https://pagesix.com/2026/02/13/celebrity-news/nicole-kidman-celebrates-galentines-day-solo-following-keith-urban-divorce/

Foto: