Home ShowBiz Jessica Alba dhe Cash Warren i japin fund martesës: marrëveshja milionëshe që mbylli gjithçka
Jessica Alba dhe Cash Warren i japin fund martesës: marrëveshja milionëshe që mbylli gjithçka
0

Jessica Alba dhe Cash Warren i japin fund martesës: marrëveshja milionëshe që mbylli gjithçka

0
0

Pas më shumë se një dekade martesë dhe dy vitesh ndarje, aktorja e njohur Jessika Alba dhe producenti Cash Warren kanë finalizuar zyrtarisht divorcin e tyre, duke i dhënë fund një prej historive më të gjata në Hollywood.
Sipas mediave ndërkombëtare, ndarja është përmbyllur në mënyrë paqësore dhe pa përplasje publike. Çifti, që ka qenë bashkë për rreth 20 vite dhe i martuar që nga viti 2008, ka zgjedhur një rrugë të qetë, duke vendosur në plan të parë mirëqenien e tre fëmijëve të tyre.
Një nga detajet që ka tërhequr më shumë vëmendje është marrëveshja financiare mes tyre. Sipas dokumenteve ligjore, Jessica Alba do t’i paguajë ish-bashkëshortit rreth 3 milionë dollarë, një shumë që shërben për ndarjen e pasurisë së përbashkët. Pagesa do të kryhet në dy këste prej 1.5 milionë dollarësh secila.
Megjithatë, ndryshe nga shumë divorce të tjera në botën e showbiz-it, dyshja ka vendosur të mos kërkojë pagesa mujore për mbështetje financiare (alimony), duke e bërë procesin më të thjeshtë dhe pa konflikte të zgjatura.
Burime pranë çiftit kanë bërë me dije se marrëdhënia mes tyre mbetet e respektueshme dhe bashkëpunuese, sidomos në rolin e prindërve. Ata do të vazhdojnë të ndajnë kujdestarinë e fëmijëve dhe të ruajnë një raport të mirë edhe pas ndarjes.
Ndërkohë, të dy kanë nisur kapituj të rinj në jetën personale. Jessica Alba është parë shpesh në shoqërinë e aktorit Danny Ramirez, ndërsa edhe Cash Warren thuhet se ka vijuar jetën e tij larg vëmendjes së mediave.
Kjo histori duket se është një tjetër shembull se jo çdo divorc në Hollywood shoqërohet me dramë – ndonjëherë, ndarja vjen në heshtje, por me marrëveshje që vlejnë miliona.
Burimi:https://pagesix.com/2026/02/14/celebrity-news/jessica-alba-and-cash-warren-finalize-divorce-2-years-after-separating/
Foto: https://www.instagram.com/jessicaalba/