Home Lifestyle Pse nuk po arrin të heqësh dorë nga ish-i? Arsyeja mund të jetë më e thellë nga sa mendon…
Pse nuk po arrin të heqësh dorë nga ish-i? Arsyeja mund të jetë më e thellë nga sa mendon…
0

Pse nuk po arrin të heqësh dorë nga ish-i? Arsyeja mund të jetë më e thellë nga sa mendon…

0
0

Shumë njerëz rastisin jo pak herë që të kenë të vështirë ndarjen. Edhe pse një lidhje mund të ketë marrë fund prej kohësh, për shumë njerëz ndarja nuk do të thotë gjithmonë “fund emocional”. Në fakt, ideja për t’u shkëputur plotësisht nga ish-partneri shpesh rezulton më e vështirë sesa vetë ndarja.

Sipas ekspertëve të marrëdhënieve, një nga arsyet kryesore pse njerëzit nuk arrijnë të heqin dorë nga ish-i është lidhja emocionale që krijohet gjatë kohës. Kjo lidhje nuk zhduket menjëherë, madje në disa raste mund të zgjasë për vite. Studimet tregojnë se ndjenja ndaj një ish-partneri mund të zbehet shumë ngadalë dhe ndonjëherë të zgjasë edhe deri në disa vite pas ndarjes.

Një tjetër faktor është kontakti i vazhdueshëm. Nëse komunikimi me ish-in nuk ndërpritet, emocionet mbeten aktive dhe procesi i shkëputjes bëhet edhe më i vështirë. Po ashtu, nëse nuk ke qenë ti ai që ke marrë vendimin për ndarje, është më e zakonshme të mbash ende shpresë apo lidhje emocionale.

Shpesh, ajo që na mban të lidhur nuk është vetëm personi, por edhe kujtimet dhe rutina. Mesazhet e përditshme, takimet, apo momentet e përbashkëta krijojnë një boshllëk kur mungojnë, duke bërë që mendja të rikthehet vazhdimisht te e kaluara.
Nga ana tjetër, psikologët shpjegojnë se truri mund ta përjetojë ndarjen si një “mungesë” të fortë, pasi gjatë lidhjes çlirohen hormone si dopamina dhe oksitocina. Pas ndarjes, kjo krijon një ndjenjë boshllëku që e bën edhe më të vështirë shkëputjen.
Edhe frika për të qenë vetëm luan rol. Njerëzit që kanë frikë nga vetmia kanë tendencë të mendojnë më shpesh për ish-partnerët, duke i idealizuar momentet e bukura dhe duke harruar arsyet e ndarjes .

Në fund, ekspertët theksojnë se është normale të mos e kalosh menjëherë një lidhje. Shkëputja nuk ka një afat të caktuar dhe kërkon kohë, reflektim dhe distancë emocionale. Të lësh pas një histori nuk do të thotë të harrosh, por të pranosh atë që ka qenë dhe të hapësh rrugë për një fillim të ri.
Burimi: https://www.psychologytoday.com/us/blog/the-psychology-of-relationships/202506/letting-go-takes-time-the-science-of-missing-an-ex
Foto:Freepik.com