Home ShowBiz Finalja e madhe në BBV nis nata që vulos gjithçka!
Finalja e madhe në BBV nis nata që vulos gjithçka!
0

Finalja e madhe në BBV nis nata që vulos gjithçka!

0
0

Ka nisur spektakli i shumëpritur i finales së madhe të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.

Ndryshe nga netët e tjera Prime që janë mbajtur në studion e BBVK-së, këtë herë finalja po zhvillohet në një ambient tjetër, duke i dhënë edhe më shumë madhështi natës vendimtare, transmeton Klankosova.tv.

Pas tre muajsh sfida, debate, emocione dhe surpriza, sonte do të shpallet fituesi i këtij formati gjigant. Ludo Lee, Elijona, Londrimi, Klodi ose Hygerta – njëri prej tyre do ta rrëmbejë çmimin e madh dhe do të vulosë rrugëtimin e këtij edicioni rekord.

 Kështu po duken finalistët për natën e madhe të finales 

Finalistët e BBVK4 janë bërë gati për natën më të rëndësishme të këtij sezoni.

Hygerta, Londrimi, Elijona, Klodi dhe Ludo janë shfaqur plot stil dhe elegancë, me veshje të veçanta të kuruara deri në detaje.

Pak para nisjes së spektaklit, ata realizuan edhe një sfilatë, duke tërhequr vëmendjen e publikut me paraqitjet e tyre në tapetin e finales.

Pamjet mund t’i shihni në videon e mëposhtme.

Miliarda shikime: BBVK4, sukses i jashtëzakonshëm televiziv 

Spektaklit më të komentuar në Kosovë po i vjen fundi.

Pas tre muajsh emocione, përplasjesh të forta dhe momentesh që mbajtën publikun të gozhduar para ekranit të Klan Kosovës dhe dy kanaleve në Art Motion, Big Brother VIP Kosova 4 sonte përmbyll një tjetër edicion të suksesshëm.

Që nga Prime-i i parë, ku u prezantuan banorët dhe nisi aventura brenda shtëpisë, ky sezon tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut. Transmetimi hapës arriti miliona shikime, duke dëshmuar interesimin e jashtëzakonshëm për këtë format.

Tensionet nuk munguan që në javët e para. Konfliktet dhe debatet e forta u bënë pjesë e përditshmërisë së shtëpisë, ndërsa sfidat dhe lojërat sollën edhe momente argëtuese për publikun.

Një nga pikat kulmore ishte “Talent Show”, ku banorët shfaqën anën e tyre artistike dhe kreative.

Ndërkohë, rrëfimi emocional i Elijonës për humbjet familjare dhe sfidat personale preku zemrat e shumë shikuesve, sidomos duke qenë se ajo ishte banorja më e re në moshë.

Po ashtu, Klodi dhe Londrimi arritën të fitojnë popullaritet jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe përtej tyre, deri në Brazil, falë humorit dhe energjisë pozitive që sollën në shtëpi.

Me miliarda shikime dhe rekorde të thyera, BBVK4 hyn në histori si një nga edicionet më të ndjekura ndonjëherë.

Sonte, njëri nga pesë finalistët do të shpallet fitues, ndërsa publikut i mbetet të ndjekë spektaklin në Klan Kosova për të mësuar emrin e triumfuesit.