Emma Stone dhe aktorë të tjerë në garë për BAFTA 2026 “Bugonia”, aktorja Emma Stone rrëfen prapaskenat Emma Stone, fituese e çmimit Academy Awards për aktoren më të mirë protagoniste me filmat La La Land dhe Poor Things, rikthehet në garë për Oscars 2026 me filmin e ri Bugonia.
Për këtë projekt, aktorja ka marrë dy nominime: për aktoren më të mirë protagoniste dhe si producente në kategorinë e filmit më të mirë. Në filmin e drejtuar nga Yorgos Lanthimos, Stone interpreton Michelle, një CEO e fuqishme që bëhet viktimë e një rrëmbimi të pazakontë dhe grotesk. Sipas kritikëve të kinemasë, performanca e saj ndërthur ironi, tension dhe kontroll emocional, duke e bërë personazhin një nga më të diskutuarit e këtij sezoni filmik.
Përveç suksesit në ekran, aktorja shpesh tërheq vëmendje edhe për fizikun e saj në paraqitjet në tapetin e kuq. E pyetur shpesh për mënyrën se si e mban trupin në formë, Stone ka treguar se nuk ndjek dieta drastike apo regjim të rreptë, por përpiqet të mbajë një ekuilibër mes ushqimit të shëndetshëm, aktivitetit fizik dhe kujdesit për trupin. Në një intervistë për revistën Cosmopolitan në vitin 2024, ajo zbuloi edhe një detaj interesant nga rutina e kujdesit për lëkurën: përdor vaj kokosi ose vaj ulliri si eksfoliant për fytyrën.
Sa i përket ushqimit, Stone ka treguar se nuk numëron kaloritë, por zgjedh ushqime të balancuara si kos grek, fruta, perime, drithëra integrale, bishtajore, mish dhe peshk pa yndyrë. Një nga snack-et e saj të preferuara janë mollët me gjalpë kikiriku. Në rutinën e saj të përditshme nuk mungojnë edhe pijet e shëndetshme: rreth shtatë gota ujë me limon ose limonadë në ditë dhe smoothie proteinikë me spinaq. Aktorja ka përmendur gjithashtu përdorimin e Ashwagandha, një adaptogjen natyral i njohur edhe si xhensen indian, që ndihmon në reduktimin e stresit dhe ankthit. Megjithatë, specialistët këshillojnë që ky suplement të merret vetëm pas konsultimit me një mjek. Edhe pse përpiqet të ushqehet shëndetshëm, Stone nuk heq dorë plotësisht nga “tundimet”.
Herë pas here ajo konsumon pica, hamburgerë apo patate të skuqura, duke ndjekur një qasje fleksibile ndaj ushqimit dhe duke u fokusuar më shumë te mirëqenia psiko-fizike sesa te standardet estetike. Aktorja ka treguar se në shumicën e roleve fiziku i saj është përshtatur natyrshëm me kërkesat e skenarit. Megjithatë, për filmin Battle of the Sexes, ku interpretoi tenisten legjendare Billie Jean King, ajo iu nënshtrua një transformimi fizik të konsiderueshëm.
Për rolin, Stone shtoi rreth 7 kilogramë masë muskulore dhe rriti marrjen ditore të kalorive në 2 500–3 000 kcal. Programi u mbikëqyr nga trajneri personal Jason Walsh dhe përfshinte stërvitje intensive me pesha dhe seanca kardio. Jashtë xhirimeve, Stone preferon aktivitete fizike që i konsideron më të këndshme, si ngjitja në shkëmb, Pilates dhe vrapimi i lehtë. Një nga aktivitetet e saj të preferuara mbeten shëtitjet e gjata, sidomos gjatë udhëtimeve. “Shëtitjet janë një mënyrë e mrekullueshme për të stimuluar endorfinat. Nuk mund të bëj pa to. Ndihmojnë jo vetëm trupin, por edhe mendjen”, ka thënë aktorja.- beje lajmin kte plus linkun. nga media e huaj.
Burimi: https://www.boredpanda.com/emma-stone-bafta-appearance-sparks-concern/
Foto:https://www.instagram.com/p/BfP-hhihmI4/