Egli Tako vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në mediat rozë, sidomos pas ndarjes së bujshme nga këngëtari Gjesti. Edhe pse ajo ka mohuar vazhdimisht se është në një lidhje të re, fansat në rrjetet sociale duket se nuk ndalen së analizuar çdo detaj nga postimet e saj.
Së fundmi, në internet kanë nisur të qarkullojnë spekulime për një romancë të mundshme mes Eglit dhe ish-banorit të “Big Brother VIP Albania”, Redon Beranit. Dyshimet janë ngritur nga ndjekësit pasi kanë vënë re disa elemente të ngjashme në postimet e tyre në rrjetet sociale.
Një nga detajet që ka tërhequr më shumë vëmendjen është një makinë luksoze Mercedes G-Class. Redon Berani publikoi një foto ku shfaqet pranë një fuoristrade të zezë të këtij modeli, ndërsa në postime të tjera në Instagram, edhe Egli Tako është parë pranë një automjeti shumë të ngjashëm.
Fansat kanë interpretuar gjithashtu një foto të Eglit, ku ajo shfaqet e ulur brenda një makine, si një tjetër “sinjal” që mund të lidhë dy ish-banorët e Big Brother.
Megjithatë, deri më tani as Egli Tako dhe as Redon Berani nuk kanë reaguar publikisht për këto aludime, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh nga ndjekësit në rrjet.
Kujtojmë se Egli dhe Redoni krijuan një raport miqësor gjatë ditëve të para të qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Rrugëtimi i tyre në format nuk vazhdoi gjatë, pasi Redon Berani vendosi të largohej nga gara për shkak të presionit që përjetoi gjatë qëndrimit në shtëpi.
Vetëm pas largimit të tij nga spektakli, Egli nisi lidhjen e saj me këngëtarin Gjesti, një romancë që më vonë përfundoi dhe u bë një nga historitë më të komentuara në mediat rozë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse dy ish-banorët kanë vërtet diçka më shumë se miqësi, apo gjithçka është vetëm interpretim i fansave në rrjetet sociale.
Burimi:https://www.instagram.com/eglitakoooo/?hl=en
Foto:https://www.instagram.com/eglitakoooo/?hl=en