Home ShowBiz Kylie Jenner ndez rrjetet sociale me setin e ri fotografik për Vanity Fair
Kylie Jenner ndez rrjetet sociale me setin e ri fotografik për Vanity Fair
0

Kylie Jenner ndez rrjetet sociale me setin e ri fotografik për Vanity Fair

0
0

Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale pas publikimit të një seti të ri fotografik për numrin pranveror të revistës Vanity Fair, ku shfaqet në poza provokuese dhe shumë sensuale.

Ylli i njohur i showbiz-it pozon në disa nga fotografitë topless, e shtrirë në një shtrat, ndërsa mbulon trupin me duar. Fotot artistike kanë shkaktuar reagime të shumta në internet, me fansa që kanë komentuar stilin e guximshëm dhe estetikën e realizimit.

Në kopertinën e revistës, Jenner shfaqet duke pirë duhan dhe mban sloganin “Kylie on top”, një titull që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Në disa nga imazhet e tjera të setit fotografik, ajo shfaqet pothuajse nudo, e veshur vetëm me një mantel dhe me taka të larta.

Përveç fotografive, Jenner ka dhënë edhe një intervistë për revistën, ku ka folur për jetën personale dhe planet për të ardhmen. 28-vjeçarja, e cila aktualisht është në një lidhje me aktorin e Hollywood-it Timothée Chalamet, tregoi se dëshiron të zgjerojë familjen në të ardhmen.

Ajo është tashmë nënë e dy fëmijëve, Stormi dhe Aire, nga lidhja e saj e mëparshme me reperin Travis Scott.

Në intervistë, Jenner u shpreh se vitet e ardhshme dëshiron t’i përqendrojë më shumë te vetja, bizneset e saj dhe te koha me familjen.

“Gjatë fundit të të njëzetave dua të fokusohem te vetja, te puna ime dhe të udhëtoj me fëmijët e mi. Dua ta shijoj këtë kohë me ta, por po, në të ardhmen do të doja të kisha edhe më shumë fëmijë”, tha ajo.

Ajo foli gjithashtu edhe për romancën me Timothée Chalamet, duke kujtuar momentin kur aktori i bëri një deklaratë publike dashurie gjatë ceremonisë së Critics’ Choice Awards në muajin janar, një moment që mori shumë vëmendje në media dhe rrjete sociale.

Burimi: https://www.instagram.com/p/DUyPVooibjT/?hl=en&img_index=1

Foto: https://www.instagram.com/p/DUyPVooibjT/?hl=en&img_index=1