Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike me kthjellime dhe vranësira të lehta që do të alternohen gjatë gjithë ditës në pjesën më të madhe të territorit
Në zonat bregdetare dhe ultësirën perëndimore moti paraqitet i butë me diell dhe herë pas here kalime vranësirash pa reshje ndërsa temperaturat do të jenë të këndshme duke krijuar një ndjesi pranverore
Në zonat malore do të ketë më shumë vranësira dhe herë pas here mund të shfaqen reshje të izoluara të dobëta kryesisht në orët e pasdites por pa probleme të mëdha
Temperaturat do të variojnë nga 6 deri në 9 gradë në mëngjes në zonat e brendshme dhe malore ndërsa gjatë mesditës pritet të ngjiten deri në 17 deri në 20 gradë në ultësirë dhe bregdet
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor duke sjellë një ndjesi të butë në ajër
Në përgjithësi dita paraqitet e qetë dhe ideale për aktivitete jashtë me tipare të qarta pranverore ndërsa në mbrëmje temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë por pa ndryshime të forta atmosferike.
Burimi; https://meteoalb.com/category/parashikimi-motit/
Foto: Freepik.com