Home ShowBiz Çiljeta opinioniste në “Ferma Club”: Zbulon të preferuarën dhe sfidat e rolit të ri
Çiljeta opinioniste në “Ferma Club”: Zbulon të preferuarën dhe sfidat e rolit të ri
0

Çiljeta opinioniste në “Ferma Club”: Zbulon të preferuarën dhe sfidat e rolit të ri

0
0

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka marrë një rol të ri në ekran, duke u bërë pjesë e emisionit “Ferma Club”, që transmetohet në Vizion Plus dhe ndjek nga afër zhvillimet e reality show-t “Ferma VIP”.

Nën moderimin e Florian Agalliut dhe me praninë e opinionistëve Albano Bogdo dhe Çiljeta Xhilaga, formati synon të sjellë analiza dhe diskutime mbi ngjarjet dhe dinamikat brenda fermës.

Për Çiljetën, kjo eksperiencë është e veçantë, pasi vjen pas pjesëmarrjes së saj si konkurrente në edicionin e parë të “Ferma VIP”. Ajo theksoi se kalimi nga fermere në opinioniste nuk ka qenë i lehtë.

“Ne kemi dhënë më të bukurën në edicionin e parë të Ferma VIP. Kemi evituar sherret dhe debatet. Mërzitem ndonjëherë kur shoh debate,” u shpreh ajo.

Këngëtarja rrëfeu se roli i ri ka sjellë sfida, sidomos për faktin se brenda fermës ka kolegë dhe persona që i njeh.

“Kur mora rolin si opinioniste për herë të parë në jetën time ishte e vështirë, sepse kam kolegë aty brenda,” shtoi Çiljeta.

Megjithatë, ajo ka nisur të përshtatet me këtë rol të ri, duke dhënë mendimet e saj mbi lojën dhe duke ndarë eksperiencën personale me publikun.

“Ferma Club” pritet të sjellë analiza më të thelluara dhe një këndvështrim ndryshe për publikun, ndërsa Çiljeta duket e vendosur të japë kontributin e saj në këtë format të ri televiziv.

Burimi: https://www.instagram.com/ciljetaxhilaga

Foto; https://www.instagram.com/ciljetaxhilaga