Home Lifestyle Parshkimi i motit 29 Korrik 2026
Parshkimi i motit 29 Korrik 2026
0

Parshkimi i motit 29 Korrik 2026

0
0

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë kësaj të mërkure, 29 korrik, sipas parashikimit të MeteoAlb.

Gjatë orëve të paradites, vendi do të dominohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë. Ndërsa në orët e pasdites priten kalime vranësirash, fillimisht në zonat veriore e më pas gradualisht në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë më të dukshme në gjysmën lindore të vendit, por nuk parashikohen reshje shiu.

Sipas MeteoAlb, ky stabilitet atmosferik do të vijojë të mbizotërojë deri në mëngjesin e së enjtes.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale. Minimumi pritet të zbresë në 15°C në qarkun e Korçës, ndërsa maksimumi do të arrijë deri në 40°C në qarqet e Elbasanit dhe Beratit.

Era do të fryjë me intensitet mesatar nga drejtimi perëndimor, me shpejtësi deri në 40 km/h. Si pasojë, në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë.