1. Home
  2. ShowBiz
  3. 

0



0
0

Ingrit Gjoni tregon pse nuk e ndjek më Çiljetën në Instagram: Nuk erdhi me mua me pushim

Ingrit Gjoni ka zbuluar arsyen pse i ka hequr ndjekjen në Instagram mikeshës së saj, Çiljeta Xhilaga.

Gjatë një bisede në emisionin “Live me Luizin”, këngëtarja iu përgjigj pyetjes së Luiz Ejllit, duke treguar se vendimin e kishte marrë pasi Çiljeta nuk kishte zgjedhur të shkonte me të me pushime.

Sipas Ingritit, Çiljeta i kishte kërkuar më pas që ta ndiqte sërish në rrjetin social. “Më bëj, se le nam!”, i kishte thënë ajo, siç rrëfeu këngëtarja.

Gjatë intervistës, Ingriti u shpreh se Çiljeta vazhdonte ta ndiqte. Megjithatë, sipas një vëzhgimi të raportuar nga Kryefjala, as Çiljeta nuk e ndjek aktualisht këngëtaren në Instagram.

Nga rrëfimi mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një hatërmbetje mes dy mikeshave apo për një episod të trajtuar me humor.