1. Home
  2. ShowBiz
  3. Elvana Gjata dhe Elson Bajrakurtaj shfaqen bashkë në Londër, rikthehen aludimet për një lidhje
Elvana Gjata dhe Elson Bajrakurtaj shfaqen bashkë në Londër, rikthehen aludimet për një lidhje
0

Elvana Gjata dhe Elson Bajrakurtaj shfaqen bashkë në Londër, rikthehen aludimet për një lidhje

0
0

Një fotografi e Elvana Gjatës me biznesmenin shqiptar Elson Bajrakurtaj ka rikthyer vëmendjen te raporti mes tyre, pas zërave që prej kohësh i lidhin romantikisht.

Bajrakurtaj ka publikuar në InstaStory një imazh ku shfaqet përkrah këngëtares në O2 Arena të Londrës.

Biznesmeni, i cili jeton në kryeqytetin britanik dhe ushtron aktivitet në sektorin e ndërtimit, është përfolur për një lidhje me artistën që prej vitit 2024. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e filmit “2 Gisht Mjaltë 2”, ku Elvana luante përkrah Ermal Mamaqit.

Megjithatë, as Elvana dhe as Elsoni nuk kanë konfirmuar publikisht një marrëdhënie romantike. Fotografia dëshmon praninë e tyre së bashku, ndërsa natyra e raportit mes tyre mbetet e paqartë.