0
0
Kylie Jenner ishte e ftuara e episodit të 26-të të podcastit “Better Half with Stas & Vic”, ku bisedoi me mikeshat e saj, Stas dhe Victoria, për jetën personale dhe miqësinë e tyre.
Në episodin e publikuar më 27 gusht 2026, biseda u përqendrua te një anë më personale e Kylie-t. Sipas përshkrimit të podcastit, temat përfshinin dashurinë e saj për macet, prapaskenat e festës së ditëlindjes dhe veshjet e zgjedhura për të ndjekur ndeshjet e Knicks.
Gjatë bisedës u trajtuan gjithashtu një histori e njohur mes tyre që lidhet me një laptop, si dhe aludimet në internet se pas miqësisë së vajzave mund të fshihen hatërmbetje.
Stas e njeh Kylie-n që prej vitit 2009, ndërsa Victoria ka punuar më parë për të. Kjo lidhje shërbeu edhe si pikënisje për njohjen mes mikeshave.
Me një atmosferë të lirshme, episodi u prezantua si një bisedë mes shoqesh të ngushta, ku publiku mund të njihte më shumë Kylie-n përtej imazhit të saj publik.