Gjesti human i pensionistes, dhuron çdo gjë që kishte në shtëpi
Situata e shkaktuar nga tërmetet në vend ka sensibilizuar të gjithë qytetarët të cilët janë bërë bashkë në mbështetje të personave të prekur.
Një pensioniste në Tiranë ka vendosur të dhurojë disa sende që kishte në shtëpi për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të Durrësit, Thumanës dhe Fushë Krujës.
“Unë kam vetëm kokën time, jam pensioniste dhe kam ardhur të dhuroj dy batanije, 4 palë xhinse, nja dy bluza, një shall për dimër dhe një mbulesë”, thotë pensionistja e cila është paraqitur personalisht në qëndrat e grumbullimit të ndihmave në kryeqytet për të dorëzuar sendet që kishte mbledhur.
Ky nuk është gjesti i vetëm human nga kjo kategori. Edhe më herët kemi vënë re solidaritet dhe mbështetje financiare sado modeste qoftë nga pensionistë në të gjithë vendin.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=fjCP6MJWzcg&feature=youtu.be
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=fjCP6MJWzcg&feature=youtu.be