Home Lifestyle Nga thyerja e pjatave deri tek të brendshmet e kuqe, ja traditat e Vitit të Ri në botë
Nga thyerja e pjatave deri tek të brendshmet e kuqe, ja traditat e Vitit të Ri në botë
0

Nga thyerja e pjatave deri tek të brendshmet e kuqe, ja traditat e Vitit të Ri në botë

0
0

Nata e ndërrimit të viteve shoqërohet me tradita nga më të ndryshmet të cilat nëse përmbushen me përpikmëri besohet se sjellin fat të mirë për gjithë vitin.

Vende të ndryshme kanë tradita të ndryshme, por që të gjitha realizohen për një vit me shëndet, dashuri dhe sukses.

Më konkretisht:

  1. Spanja

Në Spanjë në momentin e ndërrimit të viteve duhet të konsumosh 12 kokra rrush të cilat nënkuptojnë fat dhe mbarësi për çdo muaj  të vitit.

  1. Danimarka

Në Danimarkë gjatë ndërrimit të viteve banorët thyejnë pjata dhe gota në pragun e shtëpisë. Kjo traditë besohet se largon shpirtrat e këqinj, duke mos i lejuar të hyjnë së bashku me Vitin e Ri.

  1. Finlanda

Në Finlandë njërëzit parashikojnë Vitin e Ri, duke hedhur kallaj të shkrirë në ujë. Në bazë të formës që merr kallaji parashikohet se çfarë do të ndodhë vitin që vjen, kështu nëse kallaji merr formën e unazës, atëherë do të ketë martesë, anija parashkon udhëtime, ndërsa derri bollëk.

  1. Brazil

Në Brazil ashtu si edhe në të gjithë Amerikën Qëndrore dhe Jugore besohet se të veshësh të brendshme të kuqe në momentin e ndërrimit të viteve, sjell fat dhe mbarësi sidomos në dashuri.

  1. Greqi

Në Greqi përpara derës së shtëpisë varet një qepë e cila simbolizon rilindjen në Vit të Ri. Mënjesin e një janarit prindërit e vendosin këtë qepë në ballin e fëmijëve duke I shtypur për disa sekonda me të.

Link: https://worldstrides.com/blog/2016/12/9-new-years-traditions-cultures-around-world/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-2020-on-pink-background-3401900/