Shkallët janë sfida më e madhe për moderatoret në raste koncertesh sidomos ku fustani është i gjatë dhe takat shumë të larta.
Moderatorja e djeshme në Sanremo Sabrina Salerno për pak është rrëzuar nga shkallët pasi takat e saj kishin kapur fundin e fustanit.
Në një video të shpërndarë në internet e cila po bëhet virale shohim moderatoren së cilës i kthehet këmba dhe për pak rrëzohet.
Menjëherë në ndihmë të saj ka ardhur prezantuesi i Sanremos Amedeo i cili ka shkuar pranë saj duke e mbajtur nga duart që të mos humbiste ekuilibrin.
Sabrina e kuptoi menjëherë që për pak mund të rrëzohej dhe për këtë arsye ndaloi duke u munduar të mbante ekuilibrin.
Moderatorja është rikthyer në skenë pas 29 vitesh dhe pavarësisht incidentit arriti ta menaxhonte me sukses situatën.
https://www.instagram.com/p/B8M7tdHiT7n/Link: https://www.instagram.com/p/B8M7tdHiT7n/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8CEBB6i6ww/