Ja kështjella ku po jeton Harry dhe Meghan, zbulohen pamjet nga vila luksoze në Beverly Hills
Pasi vendosën të largohen nga pallati mbretëror dhe të heqin dorë nga të gjitha titujt, Harry dhe Meghan janë shpërngulur aktualisht në Los Angeles.
Daily Mail ka zbuluar se çifti po jeton në një vilë super luksoze në Beverly Hills e cila është në pronësi të miliarderit Tyler Perry.
Vila kushton plot 18 milion dollarë dhe nga pamjet e sigurara nga Daily Mail ngjan me një kështjellë të vendos ne mes të gjelbërimit me një hapësirë gjigande.
E gjithë vila numëron 8 dhoma gjumi dhe 12 tualete, ndërsa mendohet se çifti të jetë strehuar aty me qera, pasi vila vazhdon të jetë në emër të miliarderit Tyler Perry.
Çifti është treguar shumë i kujdesshëm që të mos bien në sy gjatë qëndrimit të tyre në këtë vilë.
Ata kanë gati një muaj që jetojnë aty dhe vetëm tani është zbuluar vendndodhja e tyre.
Ndërkaq mësohet se ata janë fqinj me shumë personazhe të njohur që kanë vilat në këtë zonë siç Oprah ëinfrey dhe shumë emra të njohur të artit dhe televizionit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=j05guPSsWcw
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5X7Wmtl8lX/