COVID-19, ende shifra të larta në vend, humb jetën një tjetër pacient
31 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se fatkeqësisht ka humbur jetën edhe një tjetër pacient.
71 vjeçari nga Durrësi ishte i shtruar prej më shumë se dy javësh në spitalin infektiv dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve nuk mundi dot ta fitonte betejën me sëmundjen.
Ndërkaq në spitalin infektiv bëhet me dije se ndodhen të shtruar 48 pacientë, 7 prej të cilëve në terapi intensive.
Ndërkaq një lajm i mirë është fakti që gjatë 24 orëve të fundit numri i personave të shëruar është më i lartë se ai i rasteve të reja.
Konkretisht numrit të personave të shëruar i janë shtuar edhe 33 persona të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë ndërkaq e ka nisur komunikimin e sotëm me një apel drejtuar qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë rregullat e distancimit social, ato të higjenës vetjake dhe të shmangin grumbullimet.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=1XxuCM0XbNs
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/