Modelja e njohur Adrola Dushi ka qenë e ftuar në emsionin “Pop Culture” me Dojna Memën ku ka folur gjatë për jetën profesionale dhe atë private.
Ajo ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po punon si modele, ndërsa ka treguar gjithashtu edhe jetën e saj në Rrëshen ku i është dashur të punojë me të ëmën që në moshë të vogël.
Adrola ka treguar se prindërit nuk e morën mirë divorcin e saj, ndërsa shton se ajo dhe ish bashkëshorti i saj e morën vendimin për tu martuar në një moshë shumë të re.
Më pas Dojna i ka thënë Adrolës se prindërit do të donin ta shihnin sërish nuse, por Adrola tregoi duke qeshur se i atij i ka thënë se nuk do të vinte në dasëm edhe 10 burra po të merrte.
Kujtojmë se Adrola dhe ish bashkëshorti i saj kanë një djalë së bashku I cili qëndron me modelen.
https://www.instagram.com/p/CBqZuC1FlQZ/Link: https://www.instagram.com/p/CBqZuC1FlQZ/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B421zfLgOgY/