Home ShowBiz Einxhël largohet nga “Binjakët”, moderatorja tregon çfarë ndodhi
Einxhël largohet nga “Binjakët”, moderatorja tregon çfarë ndodhi
0

Einxhël largohet nga “Binjakët”, moderatorja tregon çfarë ndodhi

0
0

Moderatorja Einxhël Shkira është larguar nga “Binjakët Show”, vetëm pas dy puntatash.

Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një statusi në instagram ku tregon se nuk do të jetë më pjesë e këtij show për motive të ndryshme, ndërsa njofton se shumë shpejt do ta shohim me një projekt të ri, të cilin mezi pret ta ndajë me fansat e saj.

“Për arsye të ndryshme duke nisur nga sonte nuk do të jem më pjesë e showt Binjakët. Zoti ka një arsye për gjithçka kështu që ne duhet ti besojmë udhëtimit që ka planifikuar për ne. Një projekt I ri është rrugës, mezi po pres ta ndaj me ju, ju dua”

Einxhel u shfaq së bashku me binjakët, në ekranin e “Vizion plus”, por duket se rrugëtimi i saj në këtë shfaqje nuk zgjati shumë dhe tashmë ajo është duke u bërë gati për të tjera projekte që pritet ti zbulojë së shpejti.

Link: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHC7xoOlqEv/