Këngëtarja Rita Ora ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një lajm shumë të hidhur për një mikeshën e saj e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Rita ka shpërndarë në instagram një foto të Suzzane, vajzës që ishte një mikeshë e këngëtares dhe njëkohësisht një fanse e zjarrtë e saj.
“Jam e shkatërruar pasi mora vesh që Suzzane është larguar nga kjo botë. Suzzane ishte një mikeshë që erdhi tek unë përmes faqeve të fansave, një mbështetëse shumë e madhe dhe shumë aktive në komunitetin e fansave të mi. Fytyra e saj e bukur dhe zemra e saj bujare do të na mungojë gjithmonë. Ngushëllimet dhe lutjet e mia të sinqerta shkojnë për familjen dhe miqtë e saj. Nëse ndiheni vetëm, duhet ta kuptoni që nuk jeni. Ju mund të mbroni shëndetin mendor. Mos vuani në heshtje, por kërkoni ndihmë”, shkruan ajo në statusin e saj, teksa përpiqet që ti ftojë të gjithë ata që ndihet të trishtuar apo pa shpresë të mos dorëzohen,por të kërkojnë ndihmë.
Link: https://www.instagram.com/ritaora/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF9_lq_DdqG/