Home Aktualitet E fundit/ Shifrat e COVID-19 në rënie, 8 persona ndërrojnë jetë
E fundit/ Shifrat e COVID-19 në rënie, 8 persona ndërrojnë jetë
0

E fundit/ Shifrat e COVID-19 në rënie, 8 persona ndërrojnë jetë

0
0

538 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë duke shënuar një ulje të rasteve ditore.

Ministria e Shëndetësisë njofton se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 8 persona midis moshës 58 deri në 85 vjeç.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 405 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 27831 persona që prej fillimit të epidemisë.

Ndërkaq në të katërta spitalet në vend janë duke u trajtuar 376 persona, 30 në terapi intensive dhe 10 të intubuar.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat dhe për të shmangur festimet dhe grupimet me më shumë se 10 persona në prag festash.

Link dhe Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/