Home ShowBiz Ky është gjesti më i bukur nga një mashkull për partneren, Usta surprizon Gentën
Ky është gjesti më i bukur nga një mashkull për partneren, Usta surprizon Gentën
0

Ky është gjesti më i bukur nga një mashkull për partneren, Usta surprizon Gentën

0
0

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli prej kohësh tashmë po jeton e lumtur lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin turk.

Ata i shohim gjithmonë aktiv në rrjetet sociale ku ndajnë momentet më të bukura së bashku si dhe surprizat që i dedikojnë njëri tjetrit.

Së fundmi Genta ka treguar se Usta është aq shumë i dashuruar me të dhe me vendin e saj të origjinës saqë ka vendosur të bëjë tatuazh në shpatull shpiponjën e flamurit shqiptar.

Gjatë një darke mes miqsh, ai ka zbuluar krahun dhe ka treguar tatuazhin, një veprim ky që është pëlqyer e duartrokitur nga miqtë shqiptarë të çiftit, të cilët të gjithë së bashku kanë bërë më pas simbolin e shqiponjës.

Genta dhe Usta janë prej kohësh në një lidhje dhe biznesmeni turk e ka treguar gjithmonë se di të jetë mjaft surprizues kur bëhet fjalë për partneren e tij.

Link: https://www.instagram.com/genta.ismajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gQzTOB58d/