Home ShowBiz Saimiri e thotë hapur, ja kush është vajza që e goditi që në takimin e parë
Saimiri e thotë hapur, ja kush është vajza që e goditi që në takimin e parë
0

Saimiri e thotë hapur, ja kush është vajza që e goditi që në takimin e parë

0
0

“Love Story” , një prej formateve të dashurisë duket se është drejt fundit.

Tashmë kanë mbetur vetëm 5 vajza në garë për të fituar dashurinë e Saimirit dhe ai gjithnjë e më shumë e ka të vështirë të vendosë.

Megjithatë në një intervistë për “Daily Love Story”, Saimiri ka treguar se cila ishte vajza që i bëri më shumë përshtypje natën e parë.

Ai tha se vajzat ishin të gjitha të bukura dhe ai kishte shumë emocione kur i ka takuar, por ajo që i ka bërë më shumë përshtypje dhe që i pëlqeu më shumë se gjithë të tjerat ishte Meri.

Saimiri e ka thënë edhe më herët këtë dhe deri tani Meri vazhdon të jetë një ndër të preferuarat e Saimirit i cili madje në një prej takimeve ka shkëmbyer edhe një puthje me të.

Saimiri është pyetur edhe lidhur me Enxhëll dhe kërkesën e saj për t’u rikthyer.

Ai vijon të thotë se nuk e ka kuptuar përse ajo u largua, ndërsa ende nuk e ka marrë një vendim se çfarë do të bëjë me të.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=WeIfOPeEcFI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKmd78yhPfH/