Prej dy ditësh disa foto që vërtetojnë lidhjen e Teas me Beartin dhe falsitetin e lidhjes së saj me Andin janë duke shkaktuar një rrëmujë të vërtetë.
Së fundmi reagoi edhe Tea e cila e pranoi lidhjen, ndërsa tregoi se edhe produksioni dhe vetë Olsa ishin në dijeni të kësaj lidhjeje.
Ajo dhe Andi dëshironin të dilnin, por ekzistonte frika e kontratave dhe u detyruan të shtireshin.
Autorja e programit Olsa Muhameti me anë të një statusi në instagram ka thënë se e gjithë kjo situatë do të sqarohet në programin e së hënës, pasi “Përputhen Prime”, ishte rregjistruar dhe se aty ndodhin disa ngjarje që duhen transmetuar.
Ndërsa një foto të saj të postuar në instagram ajo e shoqëron me një status krahas të cilit shkruan: “Një gënjeshtër mund të fshehë të vërtetën, por nuk mund ta ndryshojë atë”
Nuk e dimë se për çfarë e ka fjalën Olsa, por do të na duhet të presim pasditen e sotme për të kuptuar më shumë rreth gjithë kësaj historie.
Link: https://www.instagram.com/olsamuhameti/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKZUT73Bepw/