Viola Gjoleka një nga vajzat e Anabel e cila u bë e famshme sidomos gjatë serialit “Love like Tirana” edhe pse është shkëputur nga ekrani, vijon të jetë në qendër të vëmendjes.
Atë e shohim shpesh herë aktive në instagram ku poston herë pas here foto dhe video të ndryshme nga jeta e saj profesionale dhe private.
Por në foton e fundit, Viola duket me disa ndryshime në fytyrë.
Buzët dhe mollëzat janë dukshëm më të fryra dhe kjo ju ka rënë në sy fansave të saj, një pjesë e të cilëve nuk e kanë pëlqyer dhe madje e krahasojnë me Megi Pojanin duke i thënë se është bërë njësoj si ajo.
Një pjesë e tyre e kanë pëlqyer më shumë natyrale, megjithatë ka edhe nga ata që e pëlqejnë edhe kështu.
Gjithsesi Viola vazhdon të jetë një vajzë e bukur, pavarësisht ndryshimeve që mund të ketë bërë kohët e fundit.
Link: https://www.instagram.com/p/CLmB3NeAiAY/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLJrsE2g1uz/