Home Lifestyle Si të krijoni një mjedis familjar të ngrohtë për të vegjëlit tuaj?
Si të krijoni një mjedis familjar të ngrohtë për të vegjëlit tuaj?
0

Si të krijoni një mjedis familjar të ngrohtë për të vegjëlit tuaj?

0
0

Familja është pjesa më e rëndësishme e çdo personi dhe çdokush përpiqet me mish e me shpirt që të ketë një mjedis familjar të përshtatshëm dhe me rregulla. Në këtë artikull po ju paraqesim mënyrat sesi mund të krijoni një mjedis sa më të ngrohtë familjar për fëmijët tuaj, në mënyrë që ata të rriten të shëndetshëm si nga ana fizike por edhe ajo psikologjike.

• Arsyet e rregullave
Së pari ju duhet të kuptoni shumë mirë arsyet pse duhet të vendosen këto rregulla përpara se t`i vendosni në zbatim, por gjithashtu edhe fëmijët tuaj duhet të jenë të mirëinformuar, që në shtëpi ka gjithmonë rregulla të cilat duhet të zbatohen dhe jo të shkelen ato. Kjo është gjëja e parë që duhet bërë, t`i mësoni fëmijëve tuaj këto rregulla. Rregullat janë të vendosura në mënyrë që fëmijët të dinë të menaxhojnë emocionet e tyre, por gjithashtu duhet të dinë që të trajtojnë të tjerët me respekt sidomos nëse bëhet fjalë për më të rritur se ta. Gjithashtu përdorimi i rregullave është një formë mjaft e mirë për të rriturit në mënyrë që ata të ndikojnë në zhvillimin pozitiv të fëmijëve të tyre.

• Krijoni një listë të rregullave
Është shumë e rëndësishme që të bëni një listë dhe ta vendosni në një vend shumë të përshatshëm. Kur të nisni për të bërë listën duhet të vendosni gjithmonë ato rregulla që i përshtaten familjes tuaj dhe që mund të vendosen në zbatim jo rregulla që ju i imagjinoni, ju sugjerojme të bëni një listë me top 10 rregullat më të rëndësishme. Gjithashtu është shumë e rëndësishme mënyra e vendosjes së një rregulli, gjithmonë mundohuni që të jenë pozitive dhe jo në mënyrë të detyrueshme sepse kjo jo gjithmonë jep rezultatet e kërkuara. Edhe diçka që nuk duhet anashkaluar është që bashkarisht edhe me fëmijët të vendosni këto rregulla, pra të kërkoni edhe mendimin e tyre dhe kështu ata do e vlersojnë më shumë këtë nisëm.

• Mënjanimi i pasojave negative
Është shumë e rëndësishme të diskutoni rreth stategjive të disiplinës që ju do të përdorni për këto rregulla. Mund të ketë pasoja negative por edhe pozitive nga ana e fëmijëve kur këto rregulla të vihen në zbatim. Nëse fëmijët tuaj i ndjekin me përpikmëri këto rregulla atëherë të jeni të sigurt që pasojat do jenë vetëm pozitive. Gjithashtu do ju sugjeronim një stategji, nëse fëmija juaj i ka ndjekur rregullat në mënyrën e duhur një ditë atëherë po atë ditë lejojini fëmijës të plotësoj dëshirat e tij dhe kjo është edhe një shtysë mjaft e mirë që ata çdo ditë të vazhdojnë t`i ndjekin me përpikmëri. Por kur fëmijët nuk i ndjekin këto rregulla atëherë nuk duhet kurrsesi t`i plotësohen dëshirat e kërkuara prej tyre sepse ata asnjëherë nuk do mësohen me faktin që çdo gjë ka një kufi dhe që rregullat që janë vendosur duhet të zbatohen.

Burimi: https://www.verywell.com/establishing-house-rules-for-kids-1094872

Burimi i fotos: © freestocks.org https://www.pexels.com/photo/people-on-christmas-tree-at-home-during-winter-257910/