Mediat sociale po keqpërdorin psikologjinë tuaj, ja si mund të dilni nga gracka e tyre
Pushimi nga mediat sociale përmirëson mirëqenien psikologjike, depresionin dhe ankthin
Përdorimi i lartë i mediave sociale mund të rezultojë në rritje të gjasave për depresion dhe shëndet më të dobët mendor në përgjithësi. Sipas hulumtimit të ri të publikuar në Cyberpsychology, Behavior, and Social Networking, marrja e një pushimi njëjavor nga platformat e mediave sociale mund të përmirësojë mirëqenien dhe të zvogëlojë simptomat e depresionit dhe ankthit.
Disa studime të mëparshme kanë treguar që pjesëmarrësit kanë mirëqenie më të mirë dhe nivele më të ulëta të vetmisë dhe depresionit pas pushimit
Studiuesit vunë në dukje se platforma të ndryshme dukej se ishin të lidhura me rezultate të ndryshme psikologjike. “Për shembull, rezultatet tona treguan se reduktimi i kohës së shpenzuar në Twitter dhe TikTok mund të ndikojë në reduktimin e simptomave të depresionit, ndërsa mospërdorimi i TikTok reduktonte më shumë ankthin.
Në përgjithësi, rezultatet nga ky studim i shtohen literaturës kërkimore në rritje që tregon ndikimet negative të përdorimit të mediave sociale në shëndetin mendor.
Linku: https://www.psypost.org/2022/06/taking-a-break-from-social-media-improves-psychological-well-being-depression-and-anxiety-63288
Burimi i fotos: pexele.com