Home ShowBiz Ariana Grande nuk i shpëton përndjekësve as në ditëlindjen e saj
Ariana Grande nuk i shpëton përndjekësve as në ditëlindjen e saj
0

Ariana Grande nuk i shpëton përndjekësve as në ditëlindjen e saj

0
0

Këngëtraja e njohur Ariana Grande shpeshherë ka rënë pre e përndjekësve, një prej të cilëve ka tentuar të hyjë në shtëpinë e saj në Montecito në ditëlindjen e saj të 29-të.

Nuk është hera e parë që përndjekësi i identifikuar si Aharon Brown tenton t’i afrohet këngëtares. Ai u arrestua shtatorin e kaluar në shtëpinë e saj në L.A. pasi u shfaq me një thikë të madhe duke i bërtitur dhe kërcënuar sigurimit të saj, “Do të të vras ty dhe atë!” Pas arrestimit atij u dha masën e ndalimit që t’i afrohej Arianës.

Edhe kjo masë nuk e ndaloi atë pasi ai ka tentuar përsëri të gjejë Arianën dhe mesa duket është afruar.

Këtë të dielë, Brown hyri në shtëpinë e Arianës në Montecito. Ajo nuk ndodhej në shtëpi në atë kohë, por alarmi i sigurisë ra dhe policët u shfaqën dhe e arrestuan Brown.

Ai është akuzuar gjithashtu për përndjekje, vjedhje, dëmtim të linjave të energjisë elektrike, shkelje të urdhrit të gjykatës dhe pengim. Brown aktualisht është në paraburgim.

 

Link: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-10963247/Ariana-Grande-suffers-stalker-scare-man-targets-AGAIN.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIgKD6jlD2D/?utm_source=ig_web_copy_link

tags: