Home ShowBiz Fedez ndalon koncertin dhe bën dedikimin prekës për Chiara Ferragni-n
Fedez ndalon koncertin dhe bën dedikimin prekës për Chiara Ferragni-n
0

Fedez ndalon koncertin dhe bën dedikimin prekës për Chiara Ferragni-n

0
0

Reperi italian Fedez ka ndaluar për një moment koncertin e organizuar prej tij “MiLove”, në Piazza Duomo të Milanos, për të falënderuar mjekët që i shpëtuan jetën nga sëmundja e rëndë.

Ai nuk harroi të falenderonte partneren e tij, blogeren e famshme dhe shumë të dashur për publikun, Chiara Ferragni, e cila përgjatë atij momenti u prek dhe dukej me lot në sy.

“Falënderoj personin më të rëndësishëm që më ka qenë pranë dhe që është gruaja ime. Të dua shumë“, u shpreh këngëtari.

Më pas këtë dedikim të ndjerë Chiara e ka postuar në profilin e saj në Instagram.

Dyshja e njohur asnjëherë nuk ngurron ta shfaqi hapur në publik dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, ndaj janë kthyer si një nga çiftet më të preferuar për të gjithë, jo vetëm për publikun italian.

 

Link: https://news.italy-24.com/News/536169/LoveMi-Chiara-Ferragni%E2%80%99s-tears-for-Fedez%E2%80%99s-dedication-to-cancer-%E2%80%93-The-video.html

https://www.instagram.com/reel/CfYaGC1q6RP/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CegX6QeKayg/?utm_source=ig_web_copy_link