Home Lifestyle Disa zakone të vogla që zbulojnë sekretet e personalitetit tuaj
Disa zakone të vogla që zbulojnë sekretet e personalitetit tuaj
0

Disa zakone të vogla që zbulojnë sekretet e personalitetit tuaj

0
0

Disa sjellje gati të papërfillshme dhe mjaft të vogla që ndonjëherë kalojnë pa u vënë re nga ju, mund të tregojnë shumë rreth personalitetit tuaj.

1. Mënyra se si ecni

Ekspertja e gjuhës së trupit Patti Wood thotë se ecja juaj zbulon shumë për personalitetin tuaj.

Nëse hapi juaj është i shpejtë, ju jeni jashtëzakonisht produktiv dhe shumë i logjikshëm. Por gjithashtu ju mund të jeni paksa të ftohtë dhe konkurrues.

Nëse ecni me gjoksin përpara, shpatullat mbrapa dhe kokën lart, ju prireni të jeni argëtues, shumë i shoqërueshëm, dhe dëshironi të jeni gjithmon në qendër të vëmendjes.

Nëse ecja juaj është drejt dhe i palëkundur, ju jeni më të interesuar për njerëzit sesa për detyrat dhe më shumë të fokusuar në jetën tuaj personale sesa në karrierën tuaj.

2. Shtrëngimi i duarve

Rezultatet tregojnë se nëse bëni një shtrëngim duarsh të fortë dhe të zgjatur prireni të jeni më emocional, ekstrovertë dhe më pozitivë se të tjerët.

3. ‘Ngrënia’ e thonjëve

Njerëzit që kanë për zakon ‘të hanë’ thonjtë e tyre priren të kërkojnë perfeksionizëm dhe ky është rezultat i përpjekjes për të qetësuar mërzinë, acarimin dhe pakënaqësinë e tyre në momente kur nuk e arrijnë dot atë.

4. Shkrimi i dorës

Njerëzit që shkruajnë me shkronja të mëdha, personifikohen si njerëz që kërkojnë shumë vëmendje.

Ata që shkruajnë me shkrim dore të vogël priren të jenë më introvertë.

Të shkruash me një pjerrësi djathtas shpjegohet se je miqësor dhe impulsiv; një pjerrësi e majtë tregon se jeni një person i rezervuar.

Ndërsa shkruani me presion të madh mbi letër ky verprim tregon se keni emocione të forta dhe jeni shumë të shpejtë për të reaguar.

Linku: https://www.rd.com/list/personality-habits/

Burimi i fotos: pexels.com

tags: