Shumë kanë shkruar rreth kësaj teme dhe shumë studime janë kryer sepse është vërtet interesante të dish se çfarë mund të fshihet në personalitetin tuaj. Por për të parën herë shkenca dhe studimet kanë dal në rezultatet e mëposhtme që me anë të gishtave të dorës personaliteti juaj është ky:
1) Ju jeni simpatikë
Kur gishti i unazës është më i gjatë se gishti tregues.
Të tjerët shpesh flirtojnë me ty, apo edhe ti i përgjigjesh flirtimeve të tyre? Kjo është sepse gishti juaj i unazës është më i madh se gishti juaj tregues. Ju karakterizoheni nga simpatia që keni dhe nga zgjuarsia prandaj dhe kjo gjë çon në tendencën që flirtimi çon në rreziqe. Disa thonë gjithashtu që ju jeni paksa agresivë, nëse nuk është kështu atëherë mund të jetë koha për të bërë disa ndryshime në jetën tuaj sepse gishtat thonë të kundërtën. Profesioni juaj i përsosur është ushtar.
2) Ju jeni të lindur për lider
Kur gishti tregues është më i gjatë se i unazës.
E konsideroni veten një linder të lindur? Nëse gishti juaj tregues është më i madh se gishti i unazës atëherë kjo është mëse e vërtet ju jeni një linder i lindur. Ti ke lindur për të udhëhequr! Ju jeni të shpejtë, të shkathët në situata të ndryshme dhe kjo gjë vihet re edhe nga të tjerët. Nëse ju nuk e besoni këtë, sa më shpejt duhet të rivlersoni veten pasi ju jeni të destinuar për të mbajtur frerët. Puna juaj ideale do të ishte politikan ose mësues.
3) Jeni komunikues shumë të mirë
Kur gishti i unazës dhe tregues janë të barabartë.
Nëse gishti juaj tregues është i barabartë në gjatësi me gishtin e unazës atëherë vetia juaj e personalitetit është se ju jeni komunikues perfektë. Ju jeni një person i balancuar ku keni tendencë të dëgjoni 2 herë të njëjtat biseda dhe të mos shqetësoheni, ju bëni që të tjerët të ndihen mirë dhe të ndihen të ngushëlluar kur ju kanë afër. Nëse ju nuk bini dakort për këtë studim atëherë duhet të shikoni brenda vetes tuaj pasi ju jeni person i tillë dhe profesioni juaj ideal është terapist, infermierë dhe punonjës social.
Burimi: http://www.littlethings.com/finger-length-personality-quiz/?vpage=1
Burimi i fotos: © Tristan Perrier https://www.pexels.com/photo/love-amour-wedding-wedding-ring-97166/