Home Lifestyle 12 shenjat që tregojnë se ai ju do
12 shenjat që tregojnë se ai ju do
0

12 shenjat që tregojnë se ai ju do

0
0

Ai ta tregon me fjalë dashurinë
Nëse ai i thotë ato tre fjalë: “Unë të dua ty” dhe i thotë shpesh, quajeni veten me fat. Disa burra e marrin të mirëqenë që gruaja e di se ata e duan dhe nuk ia thonë mjaftueshëm. Mund të mos thojë specifikisht “Unë të dua”, por mund të thojë: “jam me fat që të kam” dhe është e njëjta gjë.

Ai ta tregon me veprime dashurinë
Disa burra nuk janë të mirë me fjalët, kur vjen puna për të shprehur ndjenjat. Megjithatë ata zgjedhin mënyrën e tyre për ta treguar dashurinë. Ai mund t`ju ndihmojë të gatuani, ose të mbajë fëmijët ndërkohë që ju relaksoheni dhe kjo do të thotë dashuri. Keni dëgjuar për shprehjen se veprimet flasin më shumë se fjalët?

Ai të bën të ndihesh speciale
Ka edhe burra që përpiqen gjithmonë ta mbajnë gjallë romancën. Të sjellë lule, ose të zgjohet enkas herët në mëngjes, për t`ju sjellë mëngjesin në shtrat.

Ai është i lumtur me ty pranë
Ai shpesh herë nuk shkon në takimet me shokët vetëm për të ndenjur me ty. Ndoshta qëndron sepse mund të keni qëndruar pak kohë sëbashku kohët e fundit, ose sepse thjesht ndihet mirë me ju.

Ai të dëgjon
Nuk po themi se ju urdhëroni dhe ai zbaton, por kur jeni duke folur ai të dëgjon me vëmendjen e duhur dhe të kushton interes. Ai të shikon ty dhe jo televizor, ose gazetën ndërkohë që ti flet.

Ai të komplimenton
Ai e vë re dhe e vlerëson aparencën tënde. Ai të thotë se çfarë të rri më mirë.

Ai kujdeset për ty
Ai mund të kujdeset kur je sëmurë dhe të luajë fare mirë edhe rolin e infermierit.

Shokët dhe familja e tij të respektojnë ty
Ndonjëherë mund ta kuptosh sa të do një djalë nga mënyra se si sillen miqtë dhe familjarët e tij me ty.

Ai i vlerëson arritjet e tua
Ndoshta e ka të vështirë t`ju thojë se jeni e rëndësishme për të, apo se ju do, por vlerëson arritjet e tua profesionale dhe ju thotë se është krenar. Mund t`ju thojë gjithashtu se sa nënë e mirë që jeni për fëmijët tuaj dhe kjo është sigurisht e rëndësishme.

Ai do të dijë mendimet e tua
Kur janë vendime për të ndërmarrë e sidomos ato të rëndësishmet, ai interesohet të dijë edhe mendimin tuaj. Gjithashtu edhe për vendimet në lidhje me fëmijët, ai e kërkon gjithmonë mendimin tuaj.

Ai i vendos ndjenjat e tuaja në krye
Nëse ndodh diçka me miqtë, shokët e tij, ose familjarët, që të mërzit, ai përpiqet të shikojë anën tënde. Ai ndjen bashkë me ty.

Ai interesohet se çfarë ti do në të vërtetë
Nëse ai ju lejon të shikoni programin tuaj të preferuar, ndërkohë që ishte duke parë një ndeshje futbolli të rëndësishme, kjo do të thotë se ai do t`ju shikojë të lumtur.

Burimi: http://www.tellyouall.com/12-signs-loves/

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/adult-blur-bouquet-boy-236287/