Home ShowBiz Jul Deda nuk e mban më të fshehtë!
Jul Deda nuk e mban më të fshehtë!
0

Jul Deda nuk e mban më të fshehtë!

0
0

Jul Deda festoi dje ditëlindjen e tij të 35- të dhe mori urimin më të mirë nga babai. Zefi jo vetëm e uroi, por edhe e përgëzoi për gjithë arritjet e deritanishme. Juli i emocionuar nga festa, urimet e të qënurit në qendër të vëmendjes, dedikoi një status, duke mos e mbajtur më të fshehtë asnjë prej ndjenjave të momentit.

“Sot në 35 vjetorin tim ndjehem i bekuar. Ndjehem i bekuar, sepse jam djalë i dy prindërve të shkëlqyer, jam bashkëshort i një gruaje të mrekullueshme, jam baba i dy fëmijëve, që më shtojnë jetën, jam vëllai i një artisti, jam shok, mik, koleg i njerëzve që më duan të mirën dhe që i respektoj pa masë, jam gjithashtu i rrethuar nga ju. Ju, miqtë e mi të ekranit dhe ata virtual, që nuk jeni kursyer asnjëherë së duartrokituri punën time dhe që nuk u kursyet as sot duke shkruar dhe thënë urimet dhe fjalët më të mira në ditën time të lindjes. Nuk jua mbaj dot të fshehtë, sot më keni emocionuar. Ju falenderoj nga zemra, ju dua shumë, sepse jeni më të mirët. Mirënjohje dhe respekt.”, shkroi Juli në ditën e 35- të të lindjes, duke qënë mirënjohës ndaj gjithçkaje që ka.
Janë pikërisht këto ditë të jetës, që të bëjnë të reflektosh e të ndihesh i lumtur, ose jo.

Postimi i Julit:

https://www.instagram.com/p/BKYYOK5jrYk/?taken-by=juldeda&hl=en

Link: https://www.instagram.com/p/BKYYOK5jrYk/?taken-by=juldeda&hl=en