Home ShowBiz Mos i anashkaloni vaktet, pini edhe 2 litra ujë në ditë dhe mos u zhvishni shumë
Mos i anashkaloni vaktet, pini edhe 2 litra ujë në ditë dhe mos u zhvishni shumë
0

Mos i anashkaloni vaktet, pini edhe 2 litra ujë në ditë dhe mos u zhvishni shumë

0
0

Nxehtësia ekstreme është një faktor rreziku për shëndetin. Ka një efekt vazodilues në arteriet dhe ul presionin e gjakut.

Ky mekanizëm mund të çojë në të fikët dhe humbje të vetëdijes, veçanërisht te të moshuarit dhe pacientët me probleme në zemër.

Nxehtësia ngre temperaturën e trupit që i shtohet veprimit të rrezeve të diellit. Rreziku i dehidrimit është gjithashtu më i madh: lëngjet eliminohen përmes djersitjes. Të mos pish ujë do të thotë të sëmuresh.

Gabimi më i zakonshëm që bëjnë njerëzit në këto kushte është zhveshja. Në rast të temperaturave të larta duhet të mbuloheni për të kufizuar përqindjen e zonave të trupit të ekspozuara ndaj diellit.

Rrezatimi vepron drejtpërdrejt në trup dhe e mbinxeh atë nëse nuk gjen barriera. Rekomandohen veshje të lehta, në pëlhura natyrale si pambuku, mundësisht të lirshme dhe të rehatshme në mënyrë që ajri të qarkullojë.

Jo pantallonave të ngushta dhe bluzave të ngushta. Ngjyrat e lehta janë të preferueshme sepse nuk tërheqin rrezet.

Sakaq, të anashkalosh vaktet është e gabuar.

Është e nevojshme të respektoni kohën në të cilën duhet të hani edhe nëse nuk ndjeni uri. Më mirë të përqendroheni te ushqimet e lehta, me pak salca, te frutat dhe perimet, te pjatat e pjekura në skarë.

Kështu, kaloritë shpërndahen më lehtë së bashku me kripërat minerale. Prandaj organizmi duhet të rifreskohet në mënyrë adekuate për të mos e privuar atë nga energjia.

 

Linku: https://www.everydayhealth.com/hyponatremia/guide/

Foto: Freepek.com

tags: